Trafiku i drogës/ Berisha: Prania e DEA-s është e domosdoshme sepse Rama po shkatërron SHISH-in

Premte, 10 Mars 2023 13:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha komentoi nga selia blu edhe vendimin e agjencisë amerikane të antidrogës, DEA, për të shmangur shtetin shqiptar në përpjekjet për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

“Përshëndes përzemërsisht instalimin e DEA në Shqipëri.

 

U bëj thirrje qytetarëve të dërgojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për vendin.

 

Siç përcjellin te qytetari dixhital, le të shumëfishojnë informacionin dhe të kontribuojnë në luftën që kjo njësi ka ardhur për t’i bërë drogës.

Është sot më e domosdoshme sepse SHISH me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt.

Siç e dini, ai ka shkatërruar strukturat 20-vjeçare të luftës kundër drogës dhe terrorizmit dhe ka kryer një akt të papërgjegjshëm.

Pasi unë e denoncoj këtu, ai gjen një gazetar dhe përpiqet përmes tij, të justifikojë vendimet që ka marrë.

Ia them këtu tani, se thoshte që njëri prej tyre kishte kushëririn trafikant. Edhe ai ka kushëririn e parë të gruas terrorist. Kjo nuk do të thotë që ai ka lidhje me të, sikundër ai drejtori që ka kryer atë detyrë prej 20 vitesh dhe ka kaluar disa shefa të shërbimit, nuk mund të largohet se pse një kushëri i tij, pa asnjë lidhje kryen veprimtari kriminale.

Ai largohet nëse ka injoruar veprimtarinë e kushëririt të tij për ndjekjen e problemit. Por ai këtë qëndrim ka mbajtur me grupin antidrogë të SHISH, me grupin antiterrorist dhe ai e ka çuar SHISH në një situatë jashtëzakonisht të rëndë.

Me këtë rast qytetarët janë të ftuar t’ia dërgojnë DEA-s çdo informacion që ata marrin për çdo aspekt për drogën,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...