Berisha nga Kavaja: Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare që donin ta asgjësonin, por demokratët i përballuan me guxim epik

Premte, 10 Mars 2023 18:12
 
 

"Të dashur demokrate e demokratë të Kavajës, qytetare e qytetarë të Kavajës, kudo që jeni sot, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme, rolin tuaj në demokracinë shqiptare, për dashurinë tuaj për Kavajën për Shqipërinë. 

I dashur kandidati ynë i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja. 

 
 

I dashur kryetar i PD, të dashur drejtues të PD-së, në qendër dhe rreth, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për punën që bëni. 

 
 

Miq të mi! 

Ne sot mblidhemi këtu në një kohë kur në pallatet e krimit, të organizatave kriminale, po bëhen projekte ogurzeza, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri, nga zgjedhjet. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetarët e Kavajës dhe do e marrë nga mbarë shqiptarët.

Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të, në mënyrë që Shqipëria të boshatisjes nga shqiptarët, që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të mbretëronte, sundonte mafia. 

Kjo goditje u përballua me një guxim epik nga ju epik nga ju demokratët e demokratet e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ju u ngritët me guxim, të vendosur, si të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besoni, të idealeve që besoni".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...