'Dalim ballëhapur para shqiptarëve'/ Berisha: Kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente

Premte, 10 Mars 2023 18:37
 
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha vlerësoi procesin e primareve ku u zgjodhën kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 14 majit. 

Nga Kavaja ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Fisnik Qosja, Berisha tha se PD del ballëhapur para shqiptarëve, pasi kandidatët u përzgjodhën në mënyrën më transparente. 

"Në këto zgjedhje në vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar, njerëz që i vlerësoj jashtë mase për kontributet. Por kësaj here vij më i çliruar, më krenarë se asnjëherë, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, është kandidati i lirisë, sepse e zgjodhët ju, dhe ju do të firmosni fitoren e tij

Kudo që shkojmë ne kemi dalë para shqiptarëve dhe dalim ballëhapur, sepse me procedura transparente keni emëruar përfaqësuesit, kandidatët për qytetarë të parë. Dhe u garantoj ju, se ky është një hap i madh që kemi bërë ne në hapësirën e lirisë. Na bën ne më të fortë se kurrë. 

Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e bën përfaqësimin tuaj më të përgjegjshëm se çdo forcë përfaqësimi tjetër dhe kjo është një kusht, rrethanë e fuqishme për fitoren tonë", tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...