Kandidati i Tiranës/ Këlliçi tregon kullën 'Eyes of Tirana': Në 8 vjet, Veliaj ka promovuar betonizimin!

Hënë, 13 Mars 2023 13:13

 

Kandidati i opozitës Belind Këlliçi theksoi se bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj është institucioni më i korruptuar në Shqipëri që ka nevojë për një menaxher që respekton ligjin dhe qytetarët. Ai evidentoi betonizimin e kryeqytetit, si tiparin kryesor që e karakterizon kryebashkiakun socialist.

“Në tetë vjet, si kryebashkiak, Veliaj ka promovuar veten, betonizimin dhe katet pa leje, - thekson Këlliçi në një shënim në Fb. - Shkatërroi Teatrin Kombëtar dhe të vetmen qendër rinore në Tiranë. Gjelbërimin e zëvendësoi me beton kurse qendrën rinore me kullë. Bashkia e Tiranës është institucioni më i korruptuar në Shqipëri. Tirana ka nevojë për një menaxher që zbaton ligjin dhe respekton e dëgjon qytetarët."

 

"Sigurisht që nuk do të bëj atë që ka bërë Veliaj, që një kullë që ka bërë, të marr rastin e “Eyes of Tirana”, që e ka përballë zyrës së tij, përballë dritares së kryetarit të bashkisë, është një kullë që ka 7 kate pa leje. Është bërë publike, e ka pranuar kryeministri, e ka pranuar vetë kryetari i bashkisë.

Në vend që të merren masa administrative, t’i pezullohet liçensa, të konfiskohet etj. etj. kompanisë që ka bërë shkelje ligjore, ka shkelur ligjin me urdhër, me porosi të kryetarit të bashkisë, se kjo dihet, kuptohet, i hidhet hi syve të qytetarëve dhe kompanisë jo vetëm që nuk i vihet asnjë penalizim, jo vetëm që nuk merret asnjë masë ndaj kësaj kompanie, por i jepet një tjetër leje ndërtimi ngjitur për të prishur të vetmen qendër rinore që ka Tirana dhe për të ngritur një kullë tjetër. Këtij ndërtuesi që ndërton 7 kate pa leje!!!” ka vënë dukje Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...