Meta në Fier: PL lufton për një Shqipëri që u përket të rinjve dhe jo që braktiset prej tyre

Hënë, 13 Mars 2023 18:23

Meta tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet në këshillat bashkiakë dhe se PL lufton për një Shqipëri që u përket të rinjve dhe jo që braktiset prej tyre sepse nuk u ofrohen mundësi. 

 
 

“Dy drejtuesit e listës së PL për këshillat bashkiakë të Lushnjës e Fierit, Katerina Bano që studion për Drejtësi dhe që është angazhuar me forumet rinore dhe shoqërinë civile dhe Kristian Kina pedagog dhe me eksperiencë të njohur si senator në senatin e Universitetit të Tiranës.

 

Është kënaqësi të mbështesim të rinjtë. Duam që zëri i tyre të mbizotërojë në këshillat bashkiake që do të zgjidhen më 14 maj.
PL lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve, jo që braktiset nga të rinjtë sepse nuk u ofrohen mundësi për shkollimin e duhur apo rritje profesionale apo paga të larta e dinjitoze për të përballuar jetesën.

Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, në mes të Tiranës ndodhi një akt shumë i rëndë kriminal,. Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim rritje të kriminalitetit, kryeministri thotë le të hanë bandat kokat me njëri-tjetrin. Arsimi është prioriteti ë i fundit i kësaj qeverie.

Duhet të vrapojmë drejt 14 majit. Tu kërkojmë prindërve të reflektojnë, gjyshërve e gjyshërve të reflektojnë që të mos mbeten pa nipër e mbesa e për të mos qenë në një situatë të vështirë me pensione skandaloze që nuk përballojnë dot jetesën. Paratë shkojnë tek inceneratorët dhe në kompanitë off shore”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...