EurActiv: Rezoluta kritike kundër Ramës u hartua nga një socialiste

Tuesday, 14 Mars 2023 11:55

Agjencia shkruan se në projekt-rezolutë kritikohen planet e qeverisë për dhënien e pasaportave në këmbim të parave, mungesa e transparencës për prokurimet publike, mungesa e konkurrencës dhe progresi i pakët sa i përket lirive themelore.

EurActiv nënvizon se rezoluta është përgatitur nga raportuesja e PE për Shqipërinë, Isabel Santos, e cila është një socialiste njësoj si partia në pushtet në Shqipëri.
 

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri,” thuhet në projekt-rezolutë.

Sa i përket temës së medias, rezoluta bën thirrje për masa të menjëhershme kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve.

Në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian, u theksua se Shqipëria nuk po bënte asnjë përparim në lirinë e medias, me shqetësimet kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparencën.

Projekt-rezoluta ‘shpreh shqetësimin’ në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto sema ‘të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...