Berisha në Vaun e Dejës: Zef Hila dorëzon mandatin e deputetit, për të kthyer bashkinë në shtëpinë e parë tuajën

Tuesday, 14 Mars 2023 19:12
 
 

Kandidati për bashkinë Vau i DejësKryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie në Vau i Dejës, Zef Hila. 

Në fjalën e tij para mbështetësve, kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi Zef Hilën si njërin ndër qeveritarët lokalë më të aftë dhe më të shkëlqyer që ka patur Partia Demokratike. 

Berisha tha se Hila dorëzon mandatin e deputetit për të kthyer bashkinë në shtëpinë e parë për qytetarët. 

"Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur. 

 

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush. 

Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh", u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...