Kinezët që sponsorizuan Ramën dhanë 3 mln USD për familjen Biden/ Kongresmeni: Presidenti mund të jetë kompromentuar

E mërkurë, 15 Mars 2023 09:16

“Zbulimi është bërë nga Komisioni i fuqishëm i Mbikëqyrjes, pasi Departamenti i Thesarit dorëzoi raporte për aktivitetin e dyshimtë të familjes së parë,” shkruan gazeta

 
 
 

Kryetari i këtij komisioni të Kongresit, James Comer, tha në një deklaratë për Daily Mail se paneli i tij do të përdorë dokumentet bankare të marra rishtazi për ‘të ndjekur gjurmët e parave’ dhe për të përcaktuar nëse presidenti Joe Biden ishte kompromentuar.

 

Drejtuesja e Departamentit të Thesarit, Janet Yellen ka dorëzuar më në fund materialin e kërkuar te republikanët.

“Pagesa masive u bë vetëm disa muaj pasi Biden përfundoi mandatin e tij si zëvendëspresident. Pagesa shkoi për kompaninë e John ‘Rob’ Walker. Walker dyshohet se ka formuar një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë kineze CEFC, e cila është një konglomerat energjetik kinez i falimentuar”, shkruan gazeta.

“Sipas dokumenteve bankare që kemi marrë tashmë, ne e dimë se një kompani në pronësi të një bashkëpunëtori të Biden ka marrë një pagesë direkte prej 3 milionë dollarësh nga një kompani energjetike kineze dy muaj pasi Joe Biden u largua nga posti i zëvendëspresidentit. Menjëherë pas kësaj, qindra mijëra dollarë pagesa shkuan për anëtarët e familjes Biden”, tha Comer.

Sipas tij, ministrja e Thesarit, Yellen pranoi të dorëzonte materialet vetëm pasi ai e kërcënoi se do mbante një seancë dëgjimore për këtë çështje dhe do bënte një intervistë të transkriptuar.

Kompania kineze CEFC është një kompani ku ka qenë i punësuar edhe Dorian Duçka, këshilltari informal i kryeministrit Edi Rama. Madje kjo gjë përmendet në padinë e ngritur ndaj ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Mediat amerikane kanë zbuluar se Duçka ka lidhje me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden.

Opozita shqiptare ka denoncuar se Duçka e ka lidhur Edi Ramën me kinezët, duke e dërguar me avion personal në Kinë.

Së fundmi, mediat shqiptare kanë zbuluar se kinezët e CEFC kanë sponsorizuar edhe ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong.

Dorian Duçka konsiderohet nga mediat ndërkombëtare jo vetëm këshilltari hije i Edi Ramës, që lidh fijet me mega-skandalin e Charles McGonigal, por edhe si njeriu që e lidh Ramën edhe me emra të tjerë të korrupsionit ndërkombëtar.

Madje mediat e mëdha amerikane raportojnë se Dorian Duçka mund të jetë fija që lidh skandalin e Charles McGonigal me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden. Para disa kohësh, Duçka i kishte dërguar një ftesë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë pati një email të shkëmbyer mes Duçkës dhe Biden.

Por rrjetet sociale duket se e lidhin Duçkën edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit është ndjekëse e Duçkës në rrjetet sociale, më konkretisht në Instagram, ku Kim është aktive.

Edhe pas shpërthimit të skandalit të rëndë, Kim vazhdon të jetë ndjekëse e ‘sekserit’ ndërkombëtar të aferave të Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...