Si e dëboi Rama miliarderin amerikan për llogari të rusëve të McGonigal

Premte, 17 Mars 2023 10:24

Crawford tregon se si ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal, jo vetëm që nuk loboi te Edi Rama që fushat e naftës në Shqipëri të mos shkonin te rusët, por ishte vetë i lidhur me rusët e Gazprom. McGonigal madje punoi me Edi Ramën që fushat e naftës t’u hiqeshin biznesmenëve amerikanë dhe të shkonin për llogari të një kompanie të Gazprom, e lidhur me McGonigal dhe agjentin tjetër të FBI, Mark Rossini.

 

Pikërisht për këto tri fusha të vogla nafte nisi të interesohej një nga miliarderët më të njohur amerikan në fushën e naftës. Crawford thotë se bëhet fjalë për biznesmenin nga Teksasi, Malone Mitchell. Mitchell është në listën e miliarderëve të Forbes dhe njihet si një person me lidhje të forta politike dhe një donator i madh i republikanëve.

Sipas Crawford, qëllimi i tij ishte të investonte në Shqipëri pasi mendonte se është një vend aleat dhe anëtar i NATO-s. Kompania e tij e njohur, TransAtlantic bleu kompaninë Stream Oil që kishte tri fushat e naftës.

Por këtu nisën pengesat. Crawford thotë se ishte entuziast që një miliarder amerikan po vinte për të investuar në Shqipëri. Madje takoi presidentin e kompanisë, i cili i tha menjëherë se dikush kishte hyrë në zyrat e tyre dhe ka thyer kompjuterët me çekiç.

Ishte një tregues se gjërat vetëm sa do vështirësoheshin. Crawford thotë se kur e sheh situatën tani, e kupton edhe më qartë se vështirësitë po u vinin nga rusët dhe agjentët e FBI-së që po punonin për llogari të tyre, duke përmendur këtu Charles McGonigal dhe Mark Rossinin. Qeveria shqiptare nisi një plan për të shtetëzuar këto tre fusha nafte, me qëllim që më vonë t’ua kalonte rusëve. “Ne nisëm një arbitrazh direkt në Zvicër,” tha Crawford.

“Shqetësimi është se nëse këta tipa ishin në gjendje të ndikojnë një agjent të FBI, ose korruptuar guvernatorin e Porto Rikos, siç bëri Rossini, a mund të ndikojnë ata edhe te arbitrazhi ynë? Nuk e di, arbitrat nuk janë zyrtarë të zgjedhur publikisht,” tha Crawford.

Ai zbuloi se në fakt, në arbitrazh e shënuan një fitore, por qeveria shqiptare e raportoi sikur kishte fituar ajo.

“Në fakt, një kompani me të cilën miliarderi amerikan është i lidhur, fitoi një gjykim të vogël, por shtypi shqiptar në mënyrë interesante raportoi ekzaktësisht të kundërtën, që qeveria kishte fituar. Dhe ata më pas i rrëshqitën fushat e naftës te rusët.

Kështu, menaxhimi i perceptimit të publikut, ishte se qeveria ka shkuar në arbitrazh, fituan dhe ia dhanë fushat e naftës një firme tjetër. Më vonë auditi i Ministrisë së Financave zbuloi se qeveria kishte humbur.

Me çfarë qetësie, qeveria, ministria e Energjisë, ua dorëzoi këto fusha një menaxheri të ri, sapo kishin humbur një arbitrazh, nuk e di...

Por nëse sheh shpenzimet dhe faktin që humbja e tyre nuk u mësua deri vonë, pasi u përfshinë McGonigal, Rossini dhe të tjerë këshilltarë, është shqetësuese sigurisht si amerikan që përpiqet të promovojë interesat amerikane, që jo vetëm duhet të luftojmë kulturën, gjuhën dhe probleme të tjera si çështjet e taksave, por duhet të luftojmë edhe FBI-në tonë kur jemi jashtë vendit, çka e bën shumë të vështirë të drejtosh një biznes,” rrëfen Crawford.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...