Berisha: Me 'Ballkanin e Hapur' Rama hapi kufijtë. Çdo vend mbron prodhimet e tij bujqësore, përveç Shqipërisë

Premte, 17 Mars 2023 19:17

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Vlora se nisma "Ballkani i Hapur" shkatërron bujqësinë dhe fermerin shqiptar. 

Berisha tha se qeveria shqiptare jep për bujqësinë shumë herë më pak se se Kosova, Maqedonia dhe Serbia. 

 
 
 
 

Lideri i opozitës theksoi se çdo vend mbron prodhimet bujqësore, përveç Shqipërisë, ku qeveria ka vendosur edhe sistem taksimi, duke bërë që fermeri shqiptar të pësojë goditje. 

 
 

Kjo është një tjetër arsye, tha Berisha, pse Shqipëria po pakësohet me largimin e qytetarëve çdo ditë. 

"Demokrate e demokratë e kemi një përgjegjësi të madhe ne dhe duhet ta njohim. Në rast se Edi Rama, në rast se kjo hajni mbi shqiptarët arriti këtu arriti, arriti edhe për fajin tonë, sepse bojkotuam zgjedhjet, i dorëzuam gjithë pushtetin. Atëherë në këmbë edhe për të korrigjuar gabimin tonë, edhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri edhë për të shpëtuar Vlorën dhe Shqipërinë. 

Kudo njeriu gjen politika shpopulluese. Shkoni në fshat, çfarë ndodh me fermerët tanë, falimentojnë njëri pas tjetrit. E bën ligjin për ti hequr taksat qumështit pluhur që vjen nga Serbia, fabrikat tona punojnë me qumësht pluhur, ne ushqehemi me qumësht pluhur, fermeri ynë ther lopën. Imputet bujqësore me çmime stratosferike. Nuk ja leverdis atij ta ushqejë lopën me bar, detyrohet ta therë. 

Çfarë jep për bujqësinë? Jep 1/6 e asaj që jep Kosova, e asaj që jep Maqedonia, jep 1/10 e Serbisë. Prandaj ne jemi këtu jo vetëm 2-3 fishimin e rrogave dhe pensioneve, por një politikë e cila do të subvencionojë  çdo prodhim të fermerëve, një politikë e cila do të gjashtëfishojë subvencionimet për fermerët. Pse mos po i falim ne? Jo, askush nuk fal, por është e faktuar se për të gjithë ato që duan të zhvillojnë vendin e vet, është e faktuar se ato e kthejnë veten disa herë. Prandaj dhe japin subvencion 6-7 herë më shumë se ne.

Kurse ky me Ballkanin e Hapur, hapi me ato mashtrimet e tij, historinë e kamionit 1200-1100 vite hapi kufijtë. Askush nuk i hap. Çdo vend mbron prodhimet e tij bujqësore, pa përjashtim, përveç Shqipërisë. Ka vendosur sistemin e taksimit në bujqësi. Zero në blerje, 20% në shitje, në kundërshtim me ligjin. Po kjo nuk ndodh, çdo prodhues, përpunues në bujqësi ka leverdi të marrë importin dhe të mos ua blejë fshatarëve tanë. Nuk ka më armiqësi se kjo ndaj tyre. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka, sepse ky vend, po pakësohet, po tretet".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...