Foltorja me emigrantët/ Berisha: Shqipëria e mangët pa ju! Mbështesni kandidatët e lirisë në 14 maj

Hënë, 20 Mars 2023 14:07

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka drejtuar një ftesë të gjithë emigrantëve në Britaninë e Madhe, që gjatë këtyre dy muajve të fushatës elektorale të mbështesin me gjithçka kanë në dorë kandidatët e lirisë në zgjedhjet e 14 majit.

Në foltoren e zhvilluar me emigrantët në Londër, Berisha ka theksuar se Edi Rama bllokoi ndyshimet ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila sanksionon të drejtën e patjetërsueshme kushtetuese tuajën për të votuar aty ku jeni për deputetët që doni, për kandidatët që doni për kryetarët e bashkisë dhe këshilltarët që doni.

 

Berisha premtoi se Partia Demokratike do bëjë një betejë e fuqishme për sanksionimin me ligj të kësaj të drejte, pasi Shqipëria pa emigrantët është e mangët.

Berisha: Ndaj dhe unë ju ftoj juve që gjatë këtyre dy muajve të bëni çdo gjë që keni në dorë me bashkëkombasit tanë në Londër dhe kudo që janë në Angli të ndihmoni në fitoren e kandidatëve tanë.

Për herë të parë në 32 vite kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë kanë dalë nga vota e lirë janë zgjedhur nga anëtarësia dhe mbështetësit e PD-së, meritojnë çdo mbështetje dhe unë kam besim te ju.

Kësaj radhe Edi Rama bllokoi ndyshimet ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila sanksionon të drejtën e patjetërsueshme kushtetuese tuajën për të votuar aty ku jeni për deputetët që doni, për kandidatët që doni për kryetarët e bashkisë dhe këshilltarët që doni. Një betejë e fuqishme do fillojë për sanksionimin me ligj të kësaj të drejte. Ne do bëjmë gjithçka që ju të votoni si votojnë të gjithë emigrantët e tjerë të Evropës pa asnjë pengesë.

Shqipëria pa ju, kombi pa ju nuk është i drejtë është i mangët. Ndaj sëbashku të bashkojmë forcat për realizimin e të drejtave dhe një fitore të padiskutueshme në 14 maj dhe vazhduar betejenë tonë për përmbysjen e monizmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...