DASH, ndryshe nga Escobar: Blerje masive votash, korrupsion bashkiak dhe keqpërdorim i administratës

Tuesday, 21 Mars 2023 08:44

Kështu, fillimisht thuhet se korrupsioni është shumë i përhapur në qeveri, organet e zbatimit të ligjit dhe institucionet bashkiake. 

 

Jo më kot theksi vihet te bashkitë, të cilat drejtohen nga socialistët dhe që kanë prodhuar disa skandale të mëdha. Madje aq e korruptuar është administrata bashkiake, sa ekspertët thonë se çdo kryebashkiak socialist është për pranga.

Por në prag të zgjedhjeve, DASH risjell në vëmendje problemet e mëdha zgjedhore në Shqipëri, duke cituar një raport të monitoruesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e vitit 2021

“Partia në pushtet kishte avantazhe të rëndësishme nga pozita e saj në detyrë, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media,”thuhet në raport.

“Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale,” thekson raporti.

Por edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, një zyrtar i DASH tha sot se nuk ka informacione për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët tha se nuk ka të dhëna në lidhje me zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Megjithatë Escobar shtoi se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...