Meta: Arsimi në gjendje alarmante, arsyeja pse largohen shqiptarët

Tuesday, 21 Mars 2023 16:38

Mes të tjerash, Meta shtoi se arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

MESAZHI I METËS
 

Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin.

Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.

Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë.

Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. ✌️🇦🇱

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Tirane #BelindKellici #NdryshimMeCdoCmim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...