Manjani: Edi Rama ka shkelur vijën e kuqe të sigurisë së SHBA, çështje e SHISH është në lojë

E mërkurë, 22 Mars 2023 08:27
 
 

Për Ylli Manjanin, goditja e Edi Ramës nga Amerika ka nisur që kur ky i fundit, ka nisur të tallet me SHISH.

Duke folur në ‘A Show’ në SYRI TV me Adi Krastën, Ylli Manjani u shpreh se pas akuzave të ardhura nga SHBA për lidhjet me McGonigal dhe raportit të djeshëm të Departamentit të Shtetit, qëndron fakti që Edi Rama ka vendosur të marrë kontrollin e SHISH.Sipas Manjanit këtu flitet për struktura të sigurisë botërore, dhe jo për politikat e ditës në SHBA.

 

‘Problemi është se Edi Rama ka prekur një vijë të kuqe, dhe unë dyshoj se ka prekur atë që quhet, marrëdhëniet me sigurinë. Po e them tullë në kokë; është çështja e SHISH në lojë. Kjo histori ka nisur menjëherë sapo kryeministri i ynë u tall me drejtuesin e SHISH. Është dhënë një urdhër administrative që drejtori i SHISH të mos hyjë në zyrën e vet.

Ne nuk kemi SHISH, SHISH i ynë janë ata dhe këtu nuk është halli se kush është politika e ditës në Amerikë, këtu flasim për struktura të sigurisë botërore. Dhe në këto ujëra ka lundruar Edi Rama, kjo është arsyeja se pse nga 2017 e deri më sot ishte ruajtur McGonigal dhe krejt papritur doli u bë çështje. Pse tani? Sepse janë të lidhura me këtë gjë.

Tani del edhe raporti i Departamentit të Shtetit. DASH bazohet më së shumti në burimet e informacionit të sigurisë kombëtare, të CIA-s më thjeshtë dhe këta nuk kanë rëndësi se kush është Blinken apo se kush është ky me mbiemër trafikanti, Escobar’, tha Ylli Manjani gjatë intervistës në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...