Edhe djali i Sorosit financoi prokurorin që mund të ngrejë padi ndaj Trump

E mërkurë, 22 Mars 2023 10:39
 

Në maj të vitit 2021, miliarderi ultramajtist, George Soros, financoi me 1 milionë dollarë fushatën për zgjedhjen e prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg.

Ky është prokurori që thuhet se mund të ngrejë padi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke e akuzuar se ka paguar një pornostare për të mos folur kundër tij.Çështja e financimit të këtij prokurori nga Soros është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Edhe guvernatori republikan, Ron DeSantis deklaroi se Bragg është një njeri i Sorosit, prandaj një padi e mundshme ndaj Trump është e motivuar politikisht.

Por Fox News ka zbuluar se Soros nuk ka qenë personi i vetëm në familje që ka sponsorizuar prokurorin Bragg.

Edhe djali i Soros, Jonathan dhe e shoqja e tij, Jennifer Allan Soros, kanë dhuruar direkt për fushatën e Bragg.

Të dhënat tregojnë se më 26 prill 2021, Jonathan Soros dha 10 mijë dollarë për fushatën e prokurorit. Tre ditë më vonë, e shoqja e tij dhuroi po 10 mijë dollarë.

Çifti në fjalë është një nga donatorët më të mëdhenj të Bragg.

Një zëdhënës i Soros nuk iu përgjigj kërkesës së Fox News për një koment në lidhje me këtë çështje.

Në vitin 2019, prokurorët e Nju Jorkut zgjodhën të mos ngrenë padi ndaj Trump. Por çështja është rikthyer sërish në prag të vitit elektoral në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...