Hysenbelliu: McGonigal më ofroi ‘ndihmë’ për vizën, por e refuzova

E mërkurë, 22 Mars 2023 12:04

"Të shkosh te 'Prestige Resort' pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja t'i riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te 'Prestige' pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar," tha ai.

 

Por gjatë rrëfimit të tij, biznesmeni zbuloi se është takuar edhe me agjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal.

Hysenbelliu tha se McGonigal i ka ofrua ‘ndihmë’ për vizën amerikane, por ai e ka refuzuar.

“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua.

Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë Po e meritova, do e marr.

Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj,” tha Hysenbelliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...