'Revolucioni demokratik'/ Berisha: 32 vite më parë përmbysëm sistemin komunist më stalinist në Europë

E mërkurë, 22 Mars 2023 15:34

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi fjalën e tij në konferencën për një doktrinë të së djathtës, duke u ndalur në disa momente të veçanta.

“Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë. Bektashinjtë shqiptarë kremtojnë sot Sulltan Novruzin. Unë e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nderimin tim më të madh për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, por në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla. Uroj kjo ditë që të frymëzojë shqiptarët që Sulltan Novruzin tjetër ta kremtojmë më mirë.


Gjithashtu nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Qindra-mijëra besimtarë myslimanë i përkushtohen sakrificës, të mirës. Nderojnë dhe lartësojnë veten. Duke i përgëzuar ata, i lutem zotit të pranojë sakrificën.

Sot është gjithashtu 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar.

Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë.

U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare. Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër.

Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë.

Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij. Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’. Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd.

E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...