Këlliçi: Kemi nevojë për mesazhe shprese, jete, pozitive, për të qëndruar në vendin tonë të bukur!

E mërkurë, 22 Mars 2023 15:36

 

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore Bektashiane me rastin e festës së Sulltan Novruzit dhe ka uruar prej andej, qytetarët shqiptarë.

"Kam një urim për të gjithë besimtarët bektashinj, - tha ai për mediat. - Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Në këtë ditë të mrekullueshme, kaq të bukur, ku drita fiton mbi errësirën, dita merr nga nata, në ditëlindjen e Imam Aliut, uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, por mbi të gjitha për të rinjtë që më shumë se kurrë sot kanë nevojë për mesazhe shprese, mesazhe jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë ka të bukur që Zoti i ka falur kaq shumë bukuri dhe mrekulli, e për të mos ikur larg familjeve tona dhe vendit tonë. Edhe njëherë gëzuar të gjithëve në këtë ditë që mishëron jetën edhe mirësinë. Faleminderit!"

 

Më pas, Këlliçi publikoi fotot nga vizita në Kryegjyshatë me këtë shënim: "Iu uroj gëzuar Sulltan Novruzin, bashkëqytetarëve tanë të besimit bektashi! Bektashizmi në Shqipëria ka sjell besim, ka frymuar tolerancë dhe atdhedashuri. Teqetë kanë qenë jo vetëm qendra besimi, por edhe shkolla shqipe. Siç thoshte Naim vjershëtori: "Kjo ditë është një ditë e re që përsëritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti.” Uroj me zemër komunitetin alevian dhe klerikët e tarikatëve Halveti, Kaderi, Rifai dhe Saadi, për këtë ditë të shënuar!", tha ai.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...