Premtimi i Metës: Ne do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet...

E Enjte, 23 Mars 2023 12:27

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me pensionistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat me të cilat ata hasen.

"Do të bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të dyfishohen pensionet. Do të bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare, por edhe një dramë shoqërore", theksoi Ilir Meta.

 

“Jeni gjeneratë e pashpërblyer, por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë," tha kryetari i PL.

"Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie.

Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët, ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.

Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera.

Ndaj, dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh të Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët.

Do bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të 2-fishohen pensionet. Do bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare por edhe një dramë shoqërore. Kjo bëhet duke i krijuar mundësi të rinjve që të punësohen këtu me vende pune dhe paga dinjitoze. Nuk ka më shumë mundësi financiare Kosova në krahasim me ne. Ne i kemi mundësitë shumë herë më të mëdha, por këtu nuk janë prioritet të rinjtë dhe pensionistët”, deklaroi ai.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...