Rama, sulm Hysenbelliut, tendera Salillarit: Standardet e shumëfishta të qeverisë

E Enjte, 23 Mars 2023 13:41

Ndërsa sulmi ndaj pasurive të pronarit të ‘Fokus Grup’, Irfan Hysenbelliu nuk po ndalet, kryeministri Edi Rama po përdor disa standarde. Biznesmenëve pranë qeverisë, edhe pse kanë shkelur ligjin, jo vetëm që nuk iu janë konfiskuar pasuritë, por vijojnë të marrin leje të reja ndërtimi dhe tendera publikë. Praktika e konfiskimit dhe e marrjes me forcë e pronës private duket se është aplikuar vetëm për Irfan Hysenbelliun, dhe kjo vetëm sepse grupi mediatik i tij po mban linjë editoriale kritike ndaj kësaj qeverie

Sulmi i furishëm i kryeministrit Edi Rama ndaj pasurive të pronarit të grupit mediatik “Fokus Group”, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm, megjithëse shkeljet e pretenduara si të kryera nga Irfan Hysenbelliu janë të ngjashme me ato të disa ndërtuesve të tjerë, përfshirë ata pranë qeverisë, Pëllumb Salillari e Arben Maloku.

 

Qeveria pretendon se kompania e Hysenbelliut ka ngritur hotelin “Prestige Resort” në Golem në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Në bazë të një vendimi të kontestuar të Këshillit të Ministrave, qeveria ka të drejtë të konfiskojë pronat pa një vendim gjykate. Referuar këtij vendimi, qeveria më herët shkatërroi me tritol hotelin kryesor të resortit të Hysenbelliut, ndërsa së fundmi hyri me forcë për të marrë nën kontroll godinat e tjera të kompleksit, duke përdorur forcën policore.

Përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror, të mbështetur nga uniformat blu, mbanin në dorë një Vendim të Këshillit të Ministrave, të miratuar në 1 mars 2023, në bazë të të cilit thuhej se pronat e Prestige Resort do të kalonin në përdorim të vartësve të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Syri Televizion konsultoi të dhënat e dhjetëra Fletoreve Zyrtare, të publikuara nga muaji shtatori i vitit të kaluar, kur hyri në fuqi vendimi kontravers qeveritar për konfiskimin pa vendim gjykate të pronave që kanë probleme me lejen e ndërtimit.

Nga vëzhgimi, rezultoi se praktika e konfiskimit dhe e marrjes me forcë e pronës private është aplikuar vetëm për Irfan Hysenbelliun, grupi mediatike i të cilit, i drejtuar nga News 24, po mban një linjë editoriale kritike me qeverinë e Edi Ramës.

Zyrtarët qeveritarë zbuluan më herët se edhe kompani të tjera kishin probleme me lejen e ndërtimit. Kështu, kompania “Salillari”, në pronësi të biznesmenit pranë qeverisë, Pëllumb Salillari, u kap duke ndërtuar rreth 2700 metra katrorë pa leje në një godinë në zonën e Liqenit të Thatë. Shoqëria ‘Arb Trans 2010’, e krijuar nga zyrtari bashkiak Arben Maloku dhe e administruar nga familjarët e tij, u zbulua gjithashtu se ka ndërtuar mbi 2 mijë metra katrorë pa leje në një godinë të përfunduar në zonën e “Myslym Shyrit”.

Për asnjë nga këto raste, qeveria nuk ka ushtruar vrullin e saj. Përkundrazi, kompanitë e Salillarit dhe Arben Malokut po vijojnë të përfitojnë tendera publikë, sidomos nga ato që zhvillohen në Bashkinë e Tiranës.

Aksioni qeveritar për ndërtimet pa leje zbuloi gjithashtu se kompania që po ndërton një kullë në qendër të kryeqytetit, kishte ndërtuar disa kate pa leje. Kompania private pranoi të dhuronte sipërfaqen pa leje në favor të qeverisë dhe, si shpërblim, ajo mori leje ndërtimi për ngritjen e një kulle tjetër, po fare pranë qendrës së Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...