Udhëtimi i Ahmetajt në Londër/ Berisha: Rama, njeriu kryesor i aferës! Thjeshtra e tij mori eko-parkun

Premte, 24 Mars 2023 14:30

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot edhe raportimet se Arben Ahmetaj ka udhëtuar drejt Londrës ku ndodhet Edi Rama, për të arritur një marrëveshje për aferën e inceneratorëve.

“Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve.

 

Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama. E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave.

Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte.

Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash.

Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij.

Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...