Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh se edhe administratës së Veliajt, i ka ardhur në majë të hundës nga përçmimi, nga trajtimi i dhunshëm dhe shkelja e nëpërkëmbja e dinjitetit që u bëhet prej eprorëve.
Këlliçi tha se metodat që po përdor Veliaj dhe pushteti, me intimidim, dhe me aplikacionet si aktivisti, me monitorimin e rreptë të nëpunësve, me kërcënimin për bukën e gojës, do të marrin një ndëshkim të merituar me votë me 14 Maj.
'Jam i bindur se edhe brenda stafit, brenda administratës së Bashkisë, unë do të fitoj, sepse edhe ata, po presin me padurim ta ndëshkojnë këtë model', pohoi Kelliçi.
Kandidati i Opozitës, i cilësoi të shpifura metodat e patronazhimit, dhe shqetësuese, por tha se është i bindur që këto do të ndikojnë që qytetarët, në heshtje, ta refuzojnë, ta dënojnë me votë me 14 Maj.