'A mund të vazhdojmë të na vjedhin, të na rrjepin?! Rama nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore!'

Saturday, 25 Mars 2023 08:36

 

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit për kryebashkiak të kamzës, Arjan Hoxha.

Të dashur, demokrate e demokratë, banorë të Kamzës.

 

Përshëndetje e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për të këtë miting të zjarrtë, fantastik, me të cilin ju inauguroni çeljen e fushatës elektorale, fushatës së fitores, të kandidatit të lirisë, të zgjedhur nga ju dhe vullneti juaj, Arjan Hoxha.

Së pari më lejoni të përulem para jush, për mbështetjen që i keni dhënë PD-së, në këto 30 vite, një mbështetje e një rëndësie jetike për këtë forcë politike, e cila u krijua si forcë e lirisë, pluralizmit, si lokomotivë e interesit kombëtar, integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO.

Mirënjohja ime është e pakufishme, respekti im dhe nderimi më i madh për ju baballarët, paraardhësit tuaj që me lumenj djerse, përkushtimi, me aftësi të mëdha, me ndershmëri, ngritën këtu një nga qytetet më të mëdha, më të bukura të Shqipërisë, Kamzën, si monument madhështor i shpirtit punëtor të banorëve të saj, të atyre që erdhën nga të katër anët për të ndërtuar ëndrrëne bukur të të ardhmes së tyre.

Zonja dhe zotërinj!

Jemi sot në një fushatë elektorale në të cilën paraqitemi para jush me kandidatë, për herë të parë në 32 vite, të propozuar nga ju, të votuar nga ju, të mbështetur nga ju. Kjo ishte kërkesa juaj në vjeshtën e vitit 2021 dhe kjo u bë realitet në dhjetor të vitit 2022. Sot në Kamzë dhe mbarë Shqipërinë, vijmë para jush si njerëz që kemi mbajtur fjalën, si njerëz të cilët rivendosëm standardet më të mira për zgjedhjen e kandidatëve.

Sot Arjan Hoxha dhe të gjithë kandidatët e PD-së, nuk janë kandidatë të kryetarit të Partisë, apo kryesisë saj, janë kandidatë tuaj, të vullnetit të lirë, të besimit tuaj dhe ju garantoj unë ju se kjo përbën një nga standardet më të mira ku ekziston sot kudo në botë.

Këto primare, si të parat që ishin absolutisht nuk ishin të përsosura, kishin defekte, të meta të padiskutueshme. Por kjo parti është e tillë, nuk mohon kurrë gabimet që bën, përkundrazi i merr ato i përmirëson, i korrigjon dhe bën gjithçka me besimin më të madh se rruga e nisur është rruga më e mirë, se kjo mënyrë kandidimi dhe zgjedhje është më e mira, më dinjitozja është rruga e lirisë.

Pat nga ata që menduan se ky proces do të na përçajë, ja ku jemi sot, të bashkuar të gjithë, ata që kandiduan, ata që votuan ndryshe, njerëz që i besojnë lirisë, që bashkohen për një qëllim, dua të ju shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i janë bashkuar sot këtu për qëllim, për Kamzën demokratike, për fitoren e lirisë.

Miqtë e mi!

Këto zgjedhje, janë vendore, zgjedhim së bashku qeveritarët tanë vendorë dhe këto kanë një rëndësi shumë të madhe, sepse me këtë rast ne largojmë nga qeverisja vendore një sekt që quhet Rilindje, i cili po të kishte një emër të dytë do të quhej vjedhje, po të kishte një vjedhje të tretë, do të quhej hajni, po të kishte një emër të katërt do të quhej, mashtrim, do të quhej, antishqiptar.

Nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët e tjerë, demokratët, socialistët dhe të paparti.

Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Ramaka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992.

Monizmi është dramë, është tragjedi për çdo komb, monizmi, ky pushtet i përqendruar në dorën e një njeriu dhe të një sekti që quhet Rilindje, po largon shqiptarët çdo ditë, më shumë se çdo pushtues në një vend tjetër. Më shumë se çdo luftë civile, më shumë se një luftë rajonale, po i largon nga Shqipëria.

Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre.

Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

Miqtë e mi!

Ne jemi rropatur në varfëri në dekada dhe shekuj, por ne me djersë, me lumenj djerse, arritëm me reforma në vitin 2008, të bëhemi njerëzit më të paguar në Ballkan, të bëhemi njerëzit me rrogën mesatare më të lartë se të gjithë tjerët. Dhe kjo është arritja historike e jetës tonë.

Po çfarë ndodhi në këto vite? Nga viti 2013 e deri më sot, rrogat nuk u rritën, por u rritën çmimet dhe sot çdo qytetar i Kamzës, blen naftën me të njëjtin çmim që blihet në Berlin. Sot çdo qytetar i Kamzës, blen ushqimet me të njëjtin çmim me të njëjtin vend ku rrogat janë 6-8 herë më të larta.

Sot rrogat dhe pensionet tuaja vlejnë së paku 30% më pak se sa vlenin në vitin 2013. Çfarë ndodh kështu. Pse u ndalua rritja e rrogave, rritja e pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve u ndaluan vetëm e vetëm se qeveria vjedh. Vjedh ditën, natën, çdo javë, muaj dhe vjedh gjithnjë e më shumë.

Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat Europiane 5 miliardë euro. Kjo qeveri me 5 miliardë Euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, kjo qeveri me 5 miliardë euro mund të kishte rritur, 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet e shqiptarëve.

Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera. Të gjitha vidhen. Sepse kjo qeveri, si asnjë tjetër në Europë dhe botë, ndërton 1 km rrugë autostradë e cila kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse kjo qeveri vjedh në 1 km autostradë, këta qeveritarë vjedhin së paku 20-21 mln euro.

Këta qeveritarë vendorë dhe qëndror vjedhin 80-90 % të fondit në çdo punë publike, ndaj dhe borxhi rritet, rrogat ulen, shqiptarët largohen dhe vetëm largohen nga Shqipëria. Kjo qeveri rriti taksat për bizneset tuaja, përgjysmuan bizneset. Ku shkuan të tjerët? Ata që falimentuan u larguan dhe largohen.

Kjo qeveri ndërpreu financimet për bujqësinë. Sot Shqipëria financon fermerët shqiptarë 5 herë më pak se Kosova. Sot kjo qeveri nuk jep asnjë garanci për çdo fatkeqësi natyrore që mund të ju ndodhë fermerëve. Ndërkohë që Kosova dhe çdo vend i rajonit, paguan me çmim bazë çdo prodhim të dëmtuar nga shkaqe natyrore, apo shkaqe të tjera.

Pra a mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, të na vjedhin dhe të na rrjepin, një grusht qytetarësh si Edi Rama, Rakip Suli që tenderon dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘AzemHajdar’. Që rikonstrukton shkolla me çmime 2-3 herë më të larta seç janë ndërtuar nga e para.

A mund të vazhdojmë ne në këtë mënyrë? Jo nuk mund të vazhdojmë. Shqipëria kërkon ndryshimin, dhe ne jemi përgjegjës para vetes tonë, fëmijëve tanë, para njëri tjetrit, për të votuar ndryshimin, për të votuar Arjan Hoxhën, për të votuar kandidatët e primareve. Ne duhet të bëjmë gjithçka që në 14 maj të rivendosim pluralizmin.

Partia Demokratike bëri një gabim të pafalshëm kur nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale. Por PD-ja e korrigjon gabimin. Sot po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë nga votimet, ne do të marrim pjesë, ne do të fitojmë.

Sot Kamza, çdo familje, çdo qytetar, Tirana, Shqipëria ka një thirrje të brendshme, të bashkohemi, të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me çdo socialist, qytetar pa parti, çdo njeri të ndershëm për të shpëtuar vendin, për ti dalë zot vendit, për të votuar ndryshimin.

E pafalshme. Koha do të na ndëshkojë nëse ne nuk përdorim votën tonë kundër këtyre hajdutëve, armiq të egër të qenies shqiptare, që po i përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Po ushtrojnë gjenocid të vërtetë, me kushtet e krijuara për largimin nga Shqipëria. Shumë janë larguar, 1/3 është larguar.

Çfarë do të bëjmë ne? Të shumëfishojmë forcat në këtë mision, të punojmë dhe për ata që janë larguar në mënyrë që në 14 maj të firmosim ndryshimin, fitoren. Nuk duhet të ketë të ardhme regjimi i Edi Ramës. Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë atje ku e ka vendin. Këta janë një klikë hajdutësh, një grup hajdutësh të pamëshirë, që ju urrejnë ju, urrejnë qytetarët, për faktin e vetëm se i vjedhin dhe kanë vendosur me qytetarin atë raport që ka hajduti me viktimën e tij që e vjedh.

Edi Rama nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për qytetarët shqiptarë. Një njeri që udhëton me avion me dhomë gjumi, që shpenzon 22 mln dollarë vetëm udhëtime me avion, një njeri që blen vazon për oborrin e tij, 4 mln euro. Një njeri që në 2/3 e mbledhjes së qeverisë nuk shkon fare, sepse punon me marioneta, me kukulla. Ky njeri nuk ka asnjë lidhje me ju, me fëmijët tuaj, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët.

Çfarë lidhje kanë ministrat e tij të cilët vjedhin nga mëngjesi në darkë, ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë më shumë ne këta.

Flamur Noka bëri një gabim të madh; ka fyer çdo bari në Shqipëri, duke e krahasuar Rakipin me të. Flamur të garantoj se çdo çoban i këtij vendi, është 10 herë më i ndershëm, më i mirë se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij; shkon për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Rakipit njëherë, pastaj merr lejen, duhet të paguash njëherë aty. Po kështu shko te Edi Rama, duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet, vetëkuptohet sa paguan.

Rakip Suli është korporatë hajdutërie me Erion Veliajn, ju mbledh ju 18 euro për çdo ton mbetje më shumë se sa kontrata. Ku shkojnë ato. Që të gjitha në xhepat e Ramës dhe Veliajt.

Janë bërë deri tani 54 mln euro të vjedhura vetëm nga fusha e Sharrës. A mund të vazhdojmë ne kështu. Unë ju bëj thirrje të bashkohemi, e të fitojmë, sepse kauza jonë është e drejtë, sepse këta qeveritarë na urrejnë ne, urrejnë shqiptarët, të bashkohemi sepse këta qeveritarë mendojnë vetëm për veten dhe fëmijët e tyre dhe kurrë për qytetarët e fëmijët e qytetarëve.

Para pak kohësh një institucion konstaton se Tirana është një nga 10 qytetet me sistem shëndetësor më të keq në botë. A është Tirana një nga 10 qytetet më të varfra në botë? Jo, ua them unë, përkundrazi ku është Tirana sot. Ta ndjekim pak.

Tirana është qyteti me treguesin e ndërtimit më të lartë në Europë. Tirana është qyteti me çmimet e apartamenteve i treti më të larta në Europë. Më të larta se në Bruksel, dhe në shumë kryeqytete, sepse është e mbuluar nga droga. Po si shpjegohet atëherë që qytetarët e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit kanë shërbimin shëndetësor në 10 më të keq në botë. Sepse janë qytetarët më të vjedhur të Europës dhe botës.

Sepse këtu vidhet në çdo gjë. Vidhet në çdo tender që bëhet në shëndetësi, në çdo tender që bëhet ilaçe, në çdo tender që bëhen spitale dhe kjo ka rrënuar kujdesin shëndetësor në atë shkallë, e ka sjellë atë si njërin prej 10 qyteteve me shëndetësinë më të dobët në botë.

Miqtë e mi!

U bënë përpjekje të mëdha që PD-në ta shkatërronin, që të konsolidohej pushteti i Edi Ramës i cili korrupton, korrupton dhe vetëm korrupton. Ai bëri gjithçka që PD-ja të ishte një fasadë, por dështoi sepse, jo se ne jemi mbinjerëzor, dështoi se kauza jonë është kauzë e drejtë, se idealet tona nuk mposhten kurrë. Ai dështoi sepse demokratët vendosën të mbrojnë kauzën e tyre të drejtë.

Po kështu është 14 maji. Ne do të fitojmë së kauza jonë është e drejtë, ne do të fitojmë se monzimi është një fatkeqësi, ne do të fitojmë se pluralizmi është demokracia, është e ardhmja.

Ne do të fitojmë se kandidatë tanë janë kandidatët e lirisë, ne u garantojmë ju se do të vendosim standardet më të mira. Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet dhe më shumë.

Garantojmë bizneset se do të përgjysmojmë taksat. Garantojmë se se ligji do të jetë ligj dhe jo ligj për qytetarët, maliq për qeveritarët dhe bandat e tyre.

Kjo periudhë është betejë për ne, ndaj dhe ftoj banorët e Kamzësdhe Paskuqanit të trokasim në çdo derë, në çdo zemër. Mediat na censurojnë.

Më thoshte dy ditë më parë një mik; çfarë ndodh se nuk i shohim kandidatët tuaj. Iu përgjigja se kandidatët tanë janë ditë për ditë me qytetarët, por mediat janë me qeverinë dhe i censurojnë ata, nuk i japin, nuk i transmetojnë.

Mediat janë në kthetrat e mafias, atëherë çfarë mbetet? Mbetet takimi me njëri-tjetrin, mbeten biseda me njëri-tjetrin, mbetet misioni.

Ju jeni misionarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të fitores.

Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...