Këlliçi: Transporti publik falas kushton vetëm 6,8% e buxhetit, zgjidh trafikun, u kursen para qytetarëve

Hënë, 27 Mars 2023 09:35

Këlliçi i dha përgjigje, pyetjes kryesore që i bënë qytetarët, se ku do të gjendeshin paratë për këtë zotim kaq madhor.

 
 
 

Dhe kandidati Belind Këlliçi bëri sot një shpjegim dhe përllogaritje të thjeshtë: “Ky premtim që unë kam dhënë, i cili prek 200 mijë qytetarë në ditë, në ditë në Tiranë, i kushton buxhetit të bashkisë Tiranës pas 14 majit, kur të bëhet falas, 16,5 milionë euro në vit! Gjithë vitin. Në një buxhet bashkie që është 240 milionë euro!!! Pra, 6,8% të buxhetit kushton ky premtim,” tha ai.

 

“Unë jam i fokusuar 100% te qytetarët, - tha Këlliçi. -  Unë jam i bindur që tek kjo situatë ku jemi, me këtë makineri propagande përballë vetëm me një revolucion shumë të fortë, me premtime konkrete, që prekin jetën e qytetarëve, mund t’i ndërgjegjësojmë ata që po, po, i dilet!

Nuk e ka pritur njeri, kam përshtypjen se e kam kapur në befasi pjesën dërrmuese.

Tirana ka nevojë për një premtim epokal, ka nevojë për një zgjidhje revolucionare për sa i përket tranportit publik, për sa i përket trafikut.

Në bazë të të gjithë sondazheve, pse ka ardhur Belind Këlliçi sot me këtë premtim?!

Vij pas dy muajsh takimesh intensive në terren, ture dëgjimi që në çdo cep e lagje të Tiranës, në çdo rrugicë, qytet e fshat, në pjesën dërrmuese të takimeve, qytetarët ankohen për trafikun, ankohen për mungesën e hapësirave të parkimit, për ndotjen, për mobilitetin në qytet, për kaosin që krijohet në qytet dhe një nga pikat kryesore që kanë ata si shqetësim kur vjen puna te ankesa kryesore që është kostoja e lartë e jetesës në Tiranës, është transporti publik, është trafiku i rënduar, stresi, koha e harxhuar, fëmijët azmatikë.

Duhet ta dimë që Tirana ka numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë. Tirana është një nga dhjetë qytetet më të ndotura, një nga kryeqytetet më të ndotura të Evropës, e thonë raportet ndërkombëtare, e thotë NUMBEO, nuk e them unë.

Cila do të ishte zgjidhja?! Se duhej një zgjidhej revolucionare. Se sa i kushton qytetarëve? Se e gjithë pikëpyetja e qytetarëve të shqetësuar është ku do të gjenden paratë? E gjithë pikëpyetja është “sa kushton?”

Dëgjoni vetëm kaq: Ky premtim që unë kam dhënë, i cili prek 200 mijë qytetarë në ditë, në ditë në Tiranë, i kushton buxhetit të bashkisë Tiranës pas 14 majit, kur të bëhet falas, 16,5 milionë euro në vit! Gjithë vitin. Në një buxhet bashkie që është 240 milionë euro!!! 6,8% e buxhetit kushton ky premtim që unë kam dhënë për të zgjidhur, problemin, stresin, trafikun, ajrin e ndotur, për të kursyer para në xhepat e qytetarëve, për të ndihmuar studentët, pensionistët.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...