Meta: Transparenca që Banka Botërore kërkon për fondet e pandemisë, akuzë e qartë ndaj qeverisë!

Premte, 31 Mars 2023 11:45

 

Ilir Meta e akuzoi sot qeverinë Rama se e keqpërdori pandeminë e COVID-19 në Shqipëri për përfitime politike, duke e fshehur numrin real të të vdekurve dhe për përfitime financiare nga fondet që u vunë në dispozicion për përballimin e saj, qoftë nga Buxheti i shtetit, qoftë nga donatorët e tuaj.

Ilir Meta nënvizoi sot gjatë një tryeze të Partisë së Lirisë që ai drejton, për çështjet e shëndetësisë, se kërkesa e Bankës Botërore që i është bërë qeverisë Rama për të bërë transparencë me fondet e dhëna për pandeminë, në të vërtetë është një akuzë.

 

“Të gjithë e dimë që shëndetësia është në një kolaps të frikshëm, - tha Ilir Meta, - për shkak të një politike aventureske dhe këtë më mirë se kushto e tregoi pandemia. E tregoi pandemia sepse ju e patë si u falsifikuan dhe shifrat e të vdekurve, pra për të treguar se gjoja ne ishim një vend që po e përballonim mirë e falsifikonin arsyet e vdekjes kur dihej që shumica ishin për shkak të COVID dhe në fund fare e dini diferencën se sa e lartë ishte duke qenë nja nga vdekjet me koston më të lartë të humbjes së jetës, pra, mungesa e transparencës për arsye politike.

 

Dhe tjetra, ju e dini shumë mirë se çfarë deklaroi BB para disa javësh, deklaroi se duhet transparencë e plotë për mënyrën se si janë përdorur fondet publike dhe ndihmat ndërkombëtare për përballimin e pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare, se si janë bërë kontratat, kush janë përfituesit, si kanë qenë shpenzimet e me radhë. I kërkuan jo vetëm për pandeminë, i kërkuan edhe për tërmetin, pra për dy fatkeqësi të natyrave të ndryshme e natyrisht kjo nuk ishte gjë tjetër veçse akuzë e qartë e keqmenaxhimit apo e përdorimit të një fatkeqësie të tillë për përfitime. Ne e dimë sa tenderë sekretë në mënyrë të panevojshme u bënë në emër gjoja të përballimit të kësaj pandemie,” vuri në dukje Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...