“90 mln euro Inceneratorit të Tiranës”/ Meta: “Kuçedër” e regjistruar offshore në Holandë

Hënë, 03 Prill 2023 08:34

Ndërkohë, nga Berati këtë të djelë teksa prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, kreu i PL, Ilir Meta i dha përgjigje dilemave të Dumanit, duke u shprehur se një “kuçedër” offshore me bazë në Holandë, “gllabëron” milionat e taksapaguesve në Tiranë e Durrës për kontratën koncesionare të inceneratorit.

Meta tha se vetëm gjatë këtij vit nga buxheti i Bashkisë së Durrësit kanë kaluar për inceneratorin e Tiranës, plot 90 milionë euro, në një kohë kur nuk po kryhet diferencimi i mbetjeve, por vazhdohet me groposjen e tyre.

“Kemi një model me kandidatë të zgjedhur dhe një model me kandidatë të imponuar që nuk guxojnë të përballen me qytetarët. Këta e kanë të pamundur, për çfarë do të përballen në Durrës? Vetëm këtë vit kanë kaluar gati 90 milion euro nga buxheti i Durrësit për Inceneratorin e Tiranës. Për ti marrë ajo kuçedra offshore në Holandë. Sepse atje djegie dhe diferencim nuk ka. Ky model duhet të ndëshkohet me votë. Asnjë që kam pyetur nuk e ka ditur emrin e kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, që administron 350 milion euro në vit. Kur mungon kjo lloj transparence në Tiranë, që është gjithë vëmendja e mediave, imagjinoni çfarë bëhet në Shqipëri”, u shpreh kreu i PL.

“Kuçedra” holandeze të cilës i referohet Meta dhe që po vjel milionat e takspaguesve për incenerimin e mbetjeve, është kompania “Integrated Energy bv” e Klodian Zotos, e cila në shtator 2016 nga Holanda i prezantoi Ministrisë së Mjedisit skemën për implementim të rregullt të projektit për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

 
 

Të paktën deri në Janar të vitit 2018, emri i Klodian Zotos rezultonte si “Drejtori A” i kompanisë së regjistruar në Hollandë, “Integrated Energy BV”, e cila kishte degë me të njëjtën emër në Shqipëri.

Në Tetor të vitit 2020, siç Boldnews.al ka konstatuar, kompania “mëmë” e koncesionarit të Sharrës paraqitet “Geogenix bv”, një tjetër shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit dhe që është në zotërim të tre italianëve; Russelli, Presezzi dhe Ciaffaglione.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...