Berisha-Dumanit: Pretendimi se 'nuk dihen' pronarët e inceneratorit të Tiranës, ju akuzon rëndë ju dhe institucionin tuaj!

Hënë, 03 Prill 2023 15:02

 "Inceneratori i Tiranës, është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë, - tha Berisha. -  Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra e mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz, i cili ka në krye Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, dhe disa emra të tjerë.

 
 
 

Dy fjalë do t’i them zotit "komisar" Dumanit se pretendimi juaj se "nuk dihen pronarët", iu akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj.

Së pari, le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’ju thoni shqiptarëve: çfarë iu pengon ju zotëri, të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst pretendimin se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit.

 

Në afera të tjera është procedurë në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë, sepse jeni në kontrollin dhe në mbështetjen e plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët.

Së dyti, kontrata e Inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të Kodit  Civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, Kodi Civil është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...