'Transport publik falas - mbështetje në bujqësi': Belind Këlliçi u prezanton planin, banorëve të Ndroqit

E mërkurë, 05 Prill 2023 10:37

 

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte me banorët e Ndroqit, ku i njohu nga afër me projektin e tij që sjell zbutjen e kostos së jetesës pë rata, dhe mbështetje në sipërmarrjet në fshat.

Nga transporti publik falas, do të përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës.

 

“E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë, është të bëjmë Tiranën të jetueshme, të ulim kostot e jetesës. Tani t`ju jap një të dhënë interesante për transportin publik falas, se këtë e ka kapur panik i madh. Këtë shërbim e përdorin 200 mijë qytetarë në ditë. Nga këto 200 mijë, një pjesë marrin abonetë, një pjesë kanë lehtësira, se ka lehtësira. Pra 140 mijë qytetarë në ditë në Tiranë paguajnë biletën 400 lekë. Do të thotë 56 milionë lekë në ditë, e përkthyer në muaj do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, në një vit do të thotë 18 milionë euro”-tha Belind Këlliçi.

Paratë janë, tha Belind Këlliçi, por aktualisht bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj paguajnë inceneratorin fantazëm në Sharrë. Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij.

“14 milionë euro në vit Erion Veliaj paguan inceneratorin te landfilli i Sharrës që nuk ekziston. Ndërkohë unë dua të paguaj 16.5 milionë një shërbim që përfiton gjithë Tirana, duke garantuar edhe 5 milionë euro të tjera për të investuar te rrjeti i autobusëve, te stacionet, dixhitalizim, modern, europian, dhe është një gjë që bëhet”-u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për angazhimin tjetër të tij, uljen dhe zerimin e disa taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të lehtësojnë jetën e bizneseve të vogla të kryeqytetit.

“Nga ana tjetër lakun në fyt ia ka vënë biznesit të vogël. Unë kam dhënë një premtim, taksën e shkollës që ia ka vënë barrë të gjithëve do ta heq, do ta bëj zero, sepse nga janari 2016 ka mbledhur 42 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë shkollë. Pretendon se ka bërë shkolla, por nuk ka bërë asnjë shkollë, i ka bërë vetëm në projekte 3D. Të lirojë trafikun në Tiranë, të heqë disa tarifa, të përgjysmojmë tarifën e pastrim gjelbërimit dhe hapësirën publike”-u shpreh Belind Këlliçi.

Modifikuar më E Enjte, 06 Prill 2023 08:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...