Meta: 110 mln euro do paguajmë për dhunën e Ramës e Veliajt mbi mediat

E mërkurë, 05 Prill 2023 13:42

 

Kryetari i PL, Ilir Meta, i cilësoi "skizofrenike" vjedhjet e kësaj qeverie dhe pasojat e saj, mbylljen e gojës që kërkon t’u bëjë medieve, qytetarëve dhe vetë opozitës.

Meta solli në vëmendje skandalin e fundit, detyrimin e Shqipërisë për të paguar tashmë 110 milionë euro gjobë për shkak të mbylljes që i bëri kryeministri Edi Rama, televizionit Agon Channel.


“Sot doli lajmi, përfundimisht do të ekzekutohet gjoba ndaj Beketit, do të paguajnë shqiptarët 110 milionë euro!!!" tha Meta nga takimi në Koplik.

"Pse?! Për dhunën dhe shkeljet e ligjit që bën Edi Rama dhe Erion Veliaj ndaj medieve për t’u mbyllur gojën! Do të vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda!

Medieve duan t’u mbyllin gojën, gazetarëve po, qytetarëve po, opozitës po. Po pse? Që të vjedhin në mënyrë skizofrenike siç po ndodh dhe jemi dëshmitarë të gjithë këtij realiteti të hidhur. Ndaj në 14 maj rikthehet llogaridhënia kudo!”

Meta deklaroi po ashtu se qeveria shqiptare e ka shkatërruar qarkun e Shkodrës.

Këtë deklaratë Meta e bëri teksa prezantoi kandidatin e opozitës për Malësinë e Madhe, Isa Ramaj. Ai u shpreh se është i sigurt që më 14 maj, Shkodra dhe Malësia e Madhe do të jenë në krye të fitores së madhe të opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...