'Do të jetë mrekulli'/ Belind Këlliçi i shpjegon transportin publik falas Manush dhe Bardhylka Thanasit

E Enjte, 06 Prill 2023 12:06

 

Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi kanë punuar shumë vite në profesion dhe tani janë në pension. Ata e përdorin urbanin në Tiranë për punët e përditshme. Ata do të jenë përfitues të transportit publik falas, sipas projektit të Belind Kelliçit. Këtë gjë ua shpjegoi në mënyrë të detajuar kandidati i opozitës, i cili u bëri një vizitë në shtëpi, Manushit dhe Bardhylkës. Dy të moshuarit treguan se jo vetëm e kanë mirëpritur këtë plan, por dhe besojnë se transporti publik falas është i realizueshëm në kryeqytet.

“A sa gjë e bukur! Nisma tuaj është e mrekullueshme. E them me besimin e plotë, jo thjesht se besoj te ju, por edhe se është një problem shumë i thjeshtë, aritmetikor, kush ka bërë katër klasë e kupton, këtu ka logjikën brenda”, u shpreh Manush Thanasi.

 

Belind Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të jetë me përfitime të shumëfishta për banorët e kryeqytetit. Nga tranpsorti publik falas nuk do të përfitojnë vetëm 200 mijë përdoruesit ditor të tij, por do të ketë edhe të tjera përfitime pasi do të ulet trafiku, ndotja dhe do të lehtësohen parkingjet.

“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveçse ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400-lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të pakten 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato lekë ata mund të paguajnë ujë e drita, internet në shtëpi, pra është një ndihmë. Mund të marrin ilaçet pensionistët, pra ka shumë benefite. Nga ana tjetër, ul trafikun, ju e shihni çdo ditë se çfarë bëhet, edhe te rruga juaj është një trafik i tmerrshëm. Gjithashtu ul ndotjen e ajrit. Ne kemi sot numrin më të madh të fëmijëve azmatike në Europë, ndërkohë jemi një nga 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Nuk e heqim dot fare, por e minimizojmë çështjen e parkimit”, tha Belind Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...