Italiani i inceneratorëve, Gabriele Tarroni Longinotti në intervistën ekskluzive për "Piranjat", në Syri Tv, me gazetarin Bledian Koka, shprehet se është i gatshëm të dëshmojë edhe para autoriteteve, për aferën e djegësave.
Nga Dubai, Longinotti thotë se kushti i tij është që dëshminë në një territor neutral, ndërsa kujton se në Shqipëri e arrestuan por askush nuk e di se pse.
Megjithatë, Longinoti shton se provat për të cilat flet dhe akuzon i ka në kompjuterin e tij të cilin ia ka sekuestruar prokuroria shqiptare.
"...Kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas", thotë ai.
Pjesë nga intervista
Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?
Gabriele Tarroni Longinotti: Unë mund të them, por nuk kemi... kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas.
Bledian Koka: Çfarë do të thuash se në kompjuterin tim ka prova të forta. Për çfarë po flasim?
Gabriele Tarroni Longinotti: Unë merrja shumë gjera nga posta përfshi edhe biletat e avionit. Sa herë që shikoja biletat e avionit, kryesisht të avionit, i mbaja të gjitha. Iranianët kanë nevojë për viza. Kush i firmoste vizat? Presezzi! Në kompjuterin tim kam të gjitha vizat e këtyre njerëzve. Ti kërko në google se kush është x person dhe ti sheh kush ishte dhe kush është.
Bledian Koka: Nga të gjitha gjërat që na the, sidomos për pjesën e inceneratorit, nëse të kërkohet që të jesh dëshmitar, do ta bëje?
Gabriele Tarroni Longinotti: Më shumë kënaqësi. Por në territor asnjanës, duke pasur parasysh se për dy vite kam qenë në duart e tyre, tani jam unë ai që e zgjedh vendin për të bërë çdo gjë. Sigurisht! Unë nuk kam asgjë për të fshehur, janë të tjerë ata që kanë diçka për të fshehur. Të më japin kompjuterin tim, të më japin telefonat e mi dhe i hap para syve të tyre. Këtu, në një territor neutral. Natyrisht, të më japin 4 minuta kohë për t'i karikuar dhe unë do t'ja jap të gjitha të dhënat. Kjo është mafia. Është një familje e madhe nga ku, pasi ke hyrë, nuk del dot më aty. Unë dola.
***
Longinotti flet me bindje se Erion Veliaj ka udhëtuar në Iran, vend nga i cili ai pretendon se erdhën financimet për inceneratorët.
Sipas tij, vizita e Veliajt në Teheran është bërë mes vitit 2017-2018 dhe e ka shoqëruar ish-shoferi i tij, Miliad Lopa.
"Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë: - Hej sapo u ktheva nga Teherani. Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove? Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës. Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin", tha ai.
NGA DUBAI/ NTERVISTA EKSKLUZIVE ME GABRIELE TARRONI LONGINOTTI (E PLOTË)