Më poshtë deklarata e kreut demokrat.
Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, sipërmarrës i madh në Iran nën sanksionet ekonomike të BE dhe SHBA
Unë e kam denoncuar këtë lidhjen me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë, e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur para gazetarëve. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë.
Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më parë. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar zyrtarisht nga shërbime të vendeve partnere. Dhe unë i kam ato denoncuar ato publikisht. Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani për të cilën thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43%, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80% aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.
Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Dhe ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espuls, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci. Gabriele di çdo gjë, siç di shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran. Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles.
Mafia funksionon si një organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit. Të gjitha këto u mbyllën, duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por, Gabriele di shumë. Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë euro sërish. Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është.
Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Nuk digjet as edhe një ton i vetëm, paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët. Por ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe të kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin publik me qeverinë.
Pra, ju e shihni që mafia e plehrave, me të cilin është i zhytur Edi Rama, Engjëll Agaçi. Keni dëgjuar më të flitet për Engjëll Agaçin? Këtu është ai, e ka një mburojë ai. Do dalë edhe mburoja e tij pse e ka. Pra, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj është një aferë nga më të rrezikshmet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri, jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve.