Manifestimi madhështor/ Berisha: Më 14 maj, ju me Igli Carën, do rivendosni në Durrës pluralizmin

Saturday, 08 Prill 2023 15:11

“Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë manifestim madhështor, manifestim të fitores, mbështetjen e jashtëzakonshme për koalicionin ‘Bashkë fitojmë’, një mirënjohje të pakufishme durrsakëve dhe durrsakeve kudo që janë sot.

 

Mesazhi juaj në këtë ditë të shenjtë dy herë, ditë Ramazani, por edhe prag i Pashkëve, është një mesazh që tejkalon Durrësin dhe pushton mbarë Shqipërinë, është një mesazh fantastik, është një mesazh historik.

Mesazhi juaj është mesazhi i ndryshimit të Durrësit; mesazhi juaj është për mbarë shqiptarët, ndryshimi i Shqipërisë; mesazhi juaj është mesazhi i shpresës së pashuar te shqiptarët.

 

Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria!

Ne sot jemi këtu për idealet tona të lirisë, ne jemi sot këtu për idealet më fisnike të njeriut, për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, kandidatin e vullnetit tuaj, qytetarin shembullor, intelektualin e shkëlqyer, politikanin e urtë, të vendosur.

Është nder i madh për mua të paraqes këtu para jush Igli Carën, me bindjen më të thellë se Igli Cara me besimin tuaj, me votën tuaj, me mbështetjen tuaj do të dëshmohet një shërbëtor i përkulur përpara jush, një drejtues i përkushtuar përpara qytetarëve të Durrësit.

Igli Cara me mbështetjen tuaj do ndryshojë Durrësin dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë.

Igli Cara, të gjitha potencialet e këtij rrethi të bekuar do i shndërrojë në shërbime dhe mirësi.

Më 14 maj, ju me Igli Carën, me një mision historik, do rivendosni në Durrës pluralizmin. Më 14 maj, ju me Igli Carën, do i thoni ndal të keqes.

Mençuria e durrsakëve fton çdo qytetar të këtij rrethi të votojë më 14 maj ndryshimin.

Një fjalë e urtë popullore thotë: e keqja nuk ka fund. Nuk ka të vërtetë më të hidhur se kjo. Por e keqja nuk ka fund kur burrat dhe gratë e virtytshëm qëndrojnë indiferentë ndaj saj.

Unë kam bindjen se me 14 maj ju do votoni për ndryshimin e Durrësit, ndryshimin e Shqipërisë,” tha Berisha.

Modifikuar më Hënë, 10 Prill 2023 12:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...