‘Skandaloze!’/ PD Dega Kavajë: Redjan Krali mashtron besimtarët myslimanë me ajete nga Kur’ani

Hënë, 10 Prill 2023 12:25

 

Partia Demokratike Dega Kavajë ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut Redjan Krali i cili po mashtron besimtarët myslimanë për të fituar një mandat të dytë në krye të bashkisë.

‘Në mënyrë skandaloze kryetari 5% i bashkisë Kavajë, ditë pas dite përmend ajete nga Kur'ani famëlartë dhe thënie të pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a thua kandidon për Myfti dhe jo për kryetar bashkie’, shkruan PD Dega Kavajë në Facebook.

 

Postimi i plotë:

Reagim/ Në mënyrë skandaloze kryetari 5% i bashkisë Kavajë, ditë pas dite përmend ajete nga Kur'ani famëlartë dhe thënie të pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a thua kandidon për Myfti dhe jo për kryetar bashkie.

Ne respekt të vëllezërve tanë të besimit islam por edhe në respekt të të gjithë banorëve të Kavajës, pavarësisht besimit të tyre, fushata jonë do të jetë e fokusuar vetem në aspektin menaxherial të bashkisë, duke e lënë fenë jashtë politikës por duke shprehur programe dhe pika konkrete si t'a lehtësojmë dhe t'a ndihmojmë komunitetin fetar në problematikat që hasin.

Nuk duhet asesi të përzihen punët e fesë me politikën, sidomos kur duket si drita e diellit që kjo bëhet vetëm për përfitime meskine elektorale! Njerëzit nuk janë budallenj.

Ne 4 vjet që ka qeverisur Kavajën, sa herë e keni dëgjuar të përmendë ajetet kuranore ose hadithe nga feja islame? ZERO!

Pse pikërisht sot? Sepse po përpiqet të mashtrojë besimtarët muslimanë me citimet të marra shabllon “Copy-Paste” nga interneti. Kur t'a keni përballë në takime, mjafton t'a pyesni dhe do të kuptoni që ai s'di as ABC dhe as shtyllat e fesë islame! Pasi asgjë prej gjëje nuk e lidh me të.

Gjithsesi ne, sot do ti përgjigjemi me një ajet kuranor mbi të shtirurin, muslimanin fallco dhe atë që kërkon të përfitojë në kurriz të fesë:

"Dhe mos bieni pre e atyre që fusin ndasi në fe dhe e kthejnë fenë tuaj një lojë dhe argëtim mes jush. Respektoni dhe kijani frikën e All-llahut. All-llahu është dëgjues dhe i gjithë ditur" (Al-An'am, 6: 159)

Nëse një person përdor fenë si mjet për të përfituar pushtet ose përfitime personale, ai nuk po praktikon as po e respekton fenë tuaj dhe as nuk po ndjek parimet dhe vlerat e Islamit.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që politikanët të mos përdorin fenë si një mjet për të përfituar pushtet. Ata duhet të jenë të ndershëm dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve dhe jo të shpërdorojnë paranë publike e të pasurohen me tendera korruptive në kurriz të qytetarëve.

Në këtë kuptim, përdorimi i Islamit për qëllime politike personale është i kundërligjshëm me mësimet e Islamit.

Kaq kishim për kryebashkiakun në ikje në lidhje me këtë temë!

Modifikuar më Tuesday, 11 Prill 2023 10:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...