Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës do përgjigjen para ligjit, zonja e tij i kap prokurorët si guvernatorja

Hënë, 10 Prill 2023 13:43

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët online, se familja e Ramës po vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

“Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.

 

Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë të shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.

Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë,” tha Berisha.

Kreu demokrat hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi.

“Kriminaliteti nuk është në situatë kritike, por krimi sot e kontrollon plotësisht rendin. Rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë.

Në një seri procesesh gjyqësore false, qeveria ka bërë të gjithë favoret ndaj bandave të saj. Ka shpërndarë para, ka dërguar çanta dhe valixhe me para për bandat. Ka lejuar të vrasin dhe ekzekutojnë pa u hyrë ferra në këmbë.

Çuçi është ministri i familjes. Ai ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri. Nëse ju, e mbani mend një serë në Berat, në të cilën punonin 100 gra mëditëse. E kujt ishte sera, thoni ju? Lidhjet e serës të çonin te vetë ministri. Pasi Aranit Arapi, një bajloz droge i përjashtuar nga policia për këto qëllime, dhe i marrë këshilltar nga ministri i familjes, qëndronte pas serës,” tha Berisha.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...