14 herë në Shtëpinë e Bardhë/ Mediat amerikane: Alex Soros do bëjë dyfishin e dëmit në krahasim me babain

Tuesday, 11 Prill 2023 10:39

 

Rrjeti i madh amerikan, Fox News, raporton se i biri i miliarderit ultramajtist, George Soros, ka vizituar 14 herë Shtëpinë e Bardhë.

“Djali i miliarderit liberal, George Soros, Alexander është nën vëzhgim pasi të dhënat e Shtëpisë së Bardhë kanë zbuluar se ai e ka vizituar mbi një duzinë herë në dy vitet e fundit, duke ngritur shqetësime mbi ndikimin në rritje të familjes te politikanët kryesorë demokratë që

Gazetari Matt Palumbo, autor i librit ‘Njeriu pas perdes’, tha për Fox News se duket se Alex Soros do të marrë përsipër perandorinë e të atit.

Gjatë 14 vizitave në Shtëpinë e Bardhë, që nga tetori i vitit 2021, Alex ka takuar shumë zyrtarë të lartë, përfshirë ish-shefin e kabinetit, Ron Klain dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare.

“Është e dukshme që pothuajse të gjithë, me përjashtim të Ron Klain, i cili ka veshin e presidentit, janë të përfshirë në sigurinë kombëtare. Ukraina është një vend ku familja Soros për fat të keq ka pasur një ndikim të madh. Ka dhjetëra, nëse jo qindra miliarda dollarë duke u hedhur atje. Kështu që unë mendoj se kjo do të jetë diçka që ia vlen për ta rikthyer në muajt apo vitet në vazhdim”, tha Palumbo.

Pavarësisht ndikimit famëkeq të George Soros në qarqet politike, Palumbo tha se Sorosi i ri mund të ketë edhe më shumë pushtet, pasi ai që tani ka nisur ta ekspozojë ndikimin e tij në median sociale me foto me drejtuesit e rëndësishëm të të majtës amerikane si Chuck Schumer, Nancy Pelosi dhe Barack Obama.

Palumbo tha se Alex tashmë po e ndikon babanë me pikëpamjet e tij progresive.

“Mënyra se si e shoh unë është kjo: George Soros gjatë karrierës së tij ka shpenzuar rreth 20 miliardë dollarë me Fondacionin e tij të Shoqërisë së hapur, i cili është mjeti me të cilin ai i bën këto shpenzime. Kështu që kur Alex të marrë drejtimin, ai do ketë një ‘arkë lufte’, e cila do jetë në gjendje për të bërë të paktën dyfishin e dëmit që ka bërë babai i tij, ndoshta edhe më shumë”, tha Palumbo.

Alex Soros është shumë i afërt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...