Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se, ‘në këtë takim shfrytëzova rastin ti shpreh z. Smith mirënjohjen time të thellë për interesin e tij të madh dhe angazhimin për të mbështetur bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe dy partive tona si motra’.
Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith.
Të dashur miq, sot pata një takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith. Në këtë takim shfrytëzova rastin ti shpreh z. Smith mirënjohjen time të thellë për interesin e tij të madh dhe angazhimin për të mbështetur bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe dy partive tona si motra.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Konservatore e Britanisë së Madhe kanë patur një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm nga vitet ‘90 deri sot.
Ne këtë takim e njoha mikun tonë me situatën politike në vend dhe shkaqet themelore të largimit masiv të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria si rezultat i vjedhjes së papërmbajtur nga qeveria e narkoshtet aktuale, varfërimi i tyre i pandalshëm dhe pasiguria për shkak të sundimit të krimit në vend. Gjithashtu unë e njoha deputetin Smith me përpjekjet antikushtetuese të qeverisë së narkoshtetit shqiptar dhe mafies ndërkombëtare kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.
Në takim ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin midis dy partive tona.
Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga frymë mirëkuptimi midis palëve.