Berisha: Ky start i madh, i paparë në 32 vite, ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj

Saturday, 15 Prill 2023 16:14
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti fjalimin në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Nga "Arena", Berisha e quajti këtë ditë start të madh dhe të paparë në 32 vite.  

 
 

Berisha tha se pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve kanë tmerruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilin ai e quaji lolo të kryeministrit

"Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë. 

 

Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.

Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.

Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.

Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit. 

Ne do fitojmë"!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...