'Ka firmosur mbi 1 mld euro'/ Meta: Nëpunësja e Ramës kryeson listën në Tiranë, askush nuk i di emrin!

Saturday, 15 Prill 2023 22:13

Gjatë fjalës së tij në mitingun e hapjes së fushatës elektorale Meta krahasoi kandidatët e opozitës të dalë nga primaret me ata të mazhorancës të zgjedhur nga vetë Edi Rama. 

 
 
 

Më konkretisht, Meta iu referua kryesueses së listës së kandidatëve të PS për këshillin bashkiak të Tiranës (Romina Kuko) për të cilën kreu i PL tha se askush nuk e njeh, por ka firmosur mbi 1 miliardë euro buxhete të bashkisë së Tiranës. Krejt ndryshe nga doktor Ilir Alimehmeti  dhe personalitete të tjera, aktivistë dhe profesionistë të njohur të cilët kandidojnë për koalicionin "Bashkë Fitojmë" në kryeqytet, theksoi Meta. 

 

"Shikoni Tiranën. Të gjithë e dinë se kush është në krye të listës sonë të koaliconit “Bashkë Fitojmë”, jo në Tiranë, por e dinë në të gjithë Shqipërinë. Është një personalitet si dr.Ilir Alimehmeti dhe shumë e shumë personalitete të shoqatës Tirana, të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shumë e shumë personalitete të tjera të shoqërisë civile apo të medias së pavarur. A e dini ju se kush është në krye të listës së Rilindjes për kryetar të këshillit bashkiak? Është pikërisht një nëpunëse e Edi Ramës, e cila ka qenë këto katër vite dhe asnjë nuk ja di emrin, as në Partinë Socialiste, e cila ka firmosur mbi 1 miliardë euro buxhete të Bashkisë së Tiranës, që taksat e qytetarëve të Tiranës, të shkojnë për rrush e për kumbulla e për korrupsionin e Rilindjes", tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...