Berisha: E informova znj.Glover mbi puçin ndaj opozitës dhe vendosmërinë e PD për zgjedhjet!

Hënë, 17 Prill 2023 15:15

 

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, znj. Audrey Glover, shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në përfundim të takimit, Berisha dha një deklaratë për mediat ku tregoi se çfarë u diskutua ndërmjet palëve.

“Ishte një takim në të cilin diskutuam gjerësisht mbi procesin zgjedhor, - tha ai, - dhunimin në vlerësimin tonë, një nga një, të ligjit elektoral dhe të konventave ndërkombëtare për zgjedhjet e lira.


E informova gjithashtu për puçin antikushtetues ndaj opozitës shqiptare, korrupsionin dhe bashkëpunimin e korrupsionit shqiptar ndërkombëtar për të lënë vendin pa opozitë, dështimin e turpshëm të këtyre përpjekjeve, vendosmërinë e PD për të çuar përpara procesin elektoral siç e ka shpallur para shqiptarëve.

Mendoj se zonja Glover ishte tek ne në një takim, për t’u informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD-së, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ishte bashkë me ekipin e saj, siç e patë ju.

Unë them se ne paraqitëm të gjithë problematikën që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal. Kjo ishte e gjithë biseda,” përfundoi kreu i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...