Meta nga Saranda: Qeveria vepron si organizatë kriminale. Çështjen e Butrintit do ta ndjekim deri në fund!

Diel, 23 Prill 2023 09:41
 
 
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza të forta në adresë të qeverisë duke e quajtur atë organizatë kriminale. 

Deklaratat Meta i bëri nga Saranda gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie, Ardit Cikuli.

 
 
 

Meta tha se qëndrimi i qeverisë për çështjen e Butrintit ka qenë një sjellje grabitqare. Ai paralajmëroi se opozita do ta ndjekë këtë çështje deri në fund. 

 

“Pasuritë natyrore nuk do të shihen si plaçkë për t’u grabitur e tregtuar, por përkundrazi. Është e tmerrshme që Saranda të jetë e rrethuar nga uji dhe ende të mos e ketë të zgjidhur problemin e ujit. Fonde dhe tendera që janë bërë, janë grabitur. Është një sjellje anti-kombëtare dhe grabitqare qëndrimi i Rilindjes me çështjen e Butrintit. Këtë çështje duhet ta ndjekim deri në fund, sepse nëse nuk e ruajmë, cënojmë jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe turizmin. Urbanistika këtu është e shkatërruar. Askush nuk ka menduar për parkingjet, për transportin. Rilindja këtu është sjellë si organizatë kriminale. Vetëm jep leje për pallate mbi pallatet. Vizioni i Cikulit është një vizion realist. I një profesionisti të nivelit më të lartë", tha ai.  

 

Meta krahasoi kandidatët e opozitës të dalë nga vota e primareve me ata të Edi Ramës. 

Kreu i PL tha se kandidatët e Ramës nuk guxojnë të dalin në debat me ata të koalicionit "Bashkë Fitojnë". 

Ai akuzoi qeverinë edhe për falimentimin e disa bashkive për shkak të keqadministrimit. 

"Kandidatët i keni zgjedhur vetë ju përmes një procesi demokratik si ai i primareve. Ju e dini shumë mirë si janë katapultuar kandidatët e krahut tjetër. Klani më i fortë ka bërë pagesën më të mirë dhe… Nuk dalin në debat ata. Të falimentosh Bashkinë e Kavajës që është një nga më të pasurat e Shqipërisë, të falimentosh atë të Vorës që ka bizneset më të mëdha të vendit dhe të ndërrosh 5 kandidatë atje… Këta nuk duan të fitojnë përmes programeve, por kanë zgjedhur rrugën e frikësimit dhe bullizimit të qytetarëve”, u shpreh më tej Ilir Meta.

Modifikuar më Diel, 23 Prill 2023 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...