Berisha: Turi i jugut ishte turi më i suksesshëm, mafia e Durrësit është vërsulur të pushtojë Sarandën

Hënë, 24 Prill 2023 15:05
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij të fillimjavës, se turi në jugun e vendit ishte më i suksesshmi që ka zhvilluar ndonjëherë.

“Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. 

 
 

Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare.

 

Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies. Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive.

 

Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur.

Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike,” tha Berisha.

Sipas tij, mafia e Durrësit është vërsulur të pushtojë Sarandën.

“Në Sarandë, mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën. 

Me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni. I cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët.

Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar, ndaj të cilit nuk rëndon as edhe një aferë, përkundrazi virtyti, përkushtimi, aftësia e Ardit Cikulit kishte fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandës.

Akuzohej direkt ministri i familjes për dhjetëra e dhjetëra hektarë të marrë me emër tjetër. Do i bllokohen. U zotua solemnisht kryetari i ardhshëm i bashkisë së Konispolit, Fatmir Shero se kjo nuk mund të ndodhë.

Në Delvinë, Ilir Mehmeti, kandidati i fitores, një qytetar i shkëlqyer, karshi tij, njeriu që e kishte vëllanë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali, kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë dhjetë herë më kriminale dhe të rënda.

Kanë vendosur që darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë në jug. Por Delvina do të thotë fjalën e saj. E gjeta më të zjarrtë se kurrë, më të vendosur se kurrë për t’u dhënë atë që meritojnë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...