Berisha: Këta burra e gra janë të vendosur, që më 15 maj të jenë lajmëtarët e fitores së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në mbarë Shqipërinë

Hënë, 24 Prill 2023 20:27

Berisha nga Kamza u shpreh se Edi Ramën e ka kapur tmerri, ndaj dhe vjen flet përçart. 

 

Edi Ramën e ka kapur tmerri, ndaj dhe vjen flet përçart. Flet me fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thoshte Rakip Sulit, sepse ai Rakip Sulin e ka një bashkëhajdut ai, ndaj i thotë çtë dojë. Por problemi është se ka një djallëzi aty.

 
 

Ai kërkon që ne të harrojë vjedhjet që ka bërë. Ai kërkon që ne të harrojmë që është hajduti më i madh në histori dhe të themi ja si flet, ja çfarë thotë, njëherë magjar, njëherë gomerë, etj., etj.

 

Rakipit thuaji ç’të duash, shko e mëso edhe pak dialektin se në Zall Dardhë, veshgjatit i thotë magjar. Por bashkë me Rakipin, po të garantoj se bashkë me Rakipin do të shkosh aty ku e ke vendin, në burg, në kokërr të burgut, në qeli. Po.

Se nuk paguajmë ne për ty more zotëri. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja, nuk paguajmë ne gjobat tua. Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër, i shastisur. Njëherë të dalin djegësat përpara, herën tjetër të del Alabbari, herën e tretë të del McGonigali. Edi Rama je i pashpresë.

Dëgjoji këta burra e gra. Këta janë të vendosur që në 14 maj, me 15 maj të jenë habertarët e fitores, lajmëtarët e fitores së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në mbarë Shqipërinë. Hajde, ngulu këtu me Rakipin, rri 30 ditë po deshe, i mundur, i mundur, i mundur do të largohesh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...