Afera e ‘çarterit’ trondit Brukselin (kurse Rama bllokon çdo hetim)

Tuesday, 25 Prill 2023 10:34

Kur e krahason me shifrën prej të paktën 22 milionë euro që ka shpenzuar kryeministri shqiptar, Edi Rama për çarterin e tij, kjo nuk duket asgjë. Megjithatë, kryeministri shqiptar ka bllokuar çdo hetim për këtë skandal të rëndë.

 
 
 

Skandali i Charles Michel u publikua nga gazeta ‘Le Monde’. Sipas saj, Michel ka shpenzuar 700 mijë euro për çarterat privatë nga kompania Luxaviation.

 
 
 
 

Shokues është fakti se ai ka përdorur çartera edhe për rrugë që janë të mbuluara shumë mirë nga fluturime komerçiale.

 

Kështu, ai ka shkuar me çarter për të takuar kancelarin austriak, me vlerë rikthimi 20 mijë euro; ka shkuar me çarter për të takuar kancelarin gjerman me një vlerë rikthimi prej 37 mijë eurosh.

Të tjera fluturime me çarter janë bërë për të shkuar në Paris për një darkë, pesë fluturime për të shkuar në Strasburg në Parlamentin Europian, një udhëtim me çarter për në Pekin me një vlerë prej 460 mijë eurosh.

Madje Michal ka fluturuar për në Egjipt me avion personal për të marrë pjesë në samitin e klimës.

Jo vetëm kaq, por Michel kërkon akoma më shumë para për udhëtimet për vitin që vjen. Ai kërkon një fond prej 2.6 milionë eurosh, me një rritje prej 27.5 përqind.

Vetë Michel ka bërë me dije se dyshon se lajmet për fluturimet e tij janë pjesë e një fushate kundër tij, me qëllim destabilizimi dhe intimidimi. “Nuk e përjashtoj që disa po tentojnë që tani të marrin pozicionet e larta,” tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...