Berisha, thirrje mediave: Mos pranoni në studio asnjë kandidat që refuzon ballafaqimin me kundërshtarin

E mërkurë, 26 Prill 2023 14:58



Në kohën kur kandidatët e Partisë Socialiste po refuzojnë çdo përballje me opozitën, kreu demokrat, Sali Berisha kishte një thirrje për mediat.

“Jam këtu gjithashtu për t’u bërë thirrje medieve, të mos pranojnë në studio asnjë kandidat për qeveritar vendor që refuzon ballafaqimin me kundërshtarin.

 

Ballafaqimi me kundërshtarin është detyrim madhor moral përpara qytetarëve.

Ky ballafaqim, jo që nuk ka njohur zhvillime pozitive, por është zhdukur nga ekranet tona.

Njeriu që vrau ballafaqimin është Edi Rama. Atij nuk ia mban të ballafaqohet me Sali Berishën, se e di se si del nga ai ballafaqim.

Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ia rreshtoj një nga një veprat e rënda penale.

Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ia numëroj gjobat e tmerrshme në arbitrazh që mund të arrijnë në 1.6 miliardë euro.

Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ia numëroj të gjithë tenderat e familjes së tij, të vëllait, thjeshtrës dhe baxhanakut të tij.

U bëj thirrje medieve të mos pranojnë asnjë njeri në studio që nuk është i gatshëm për ballafaqim.

Unë e kuptoj se kjo do ketë ndikim në aktivitetin e studiove, por kjo do i nderojë studiot dhe do i lartësojë ato shumë më tepër.

Sikundër kërkoj nga kandidatët e PD-së, që të jenë të hapur ndaj medieve, cilitdo që do të ndjekë veprimtarinë e tyre elektorale.

Ftoj kandidatët e PD-së të përgatiten për debate, qoftë në sheshet e qyteteve, qoftë në sallat e qyteteve, qoftë në studio televizive me rivalët e tyre. Ftoj shoqërinë civile të ndikojë me të gjithë potencialin e saj në inkurajimin e debateve mes rivalëve.

Edi Rama, të duket se është në lojën e fundit të tij politike dhe ka mbyllur çdo lloj transparence.

E pret fundi që meriton,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...