Pa pagesë/ Berisha angazhon ish-këshilltarin e George W. Bush, të hetojë shpalljen non grata në SHBA

Diel, 30 Prill 2023 13:38

Në një artikull të publikuar nga Politico sqarohet se Charlie Black një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, do të merret me këtë çështje. 

 
 

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, ajo çfarë vërehet është fakti se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndjekë këtë proces pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

“Berisha ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe John McCain, për të përfaqësuar Berishën në Uashington”, thuhet në artikull. 

 

Më tej artikulli vijon: "Kjo për shkak se ish-kryeministri Berisha i mohon akuzat për korrupsion. Në deklaratat e tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për PD.

Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit". 

Në komunikim e tij, Black ka thënë se vendimi non-grata për Berishën ishte një vendin i gabuar.

“Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij. Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi “non grata”, ka thënë ai.

Ndërkohë në dokumentin e publikuar theksohet se marrëveshja për lobim është në periudhën 10 prill-9 tetor 2023.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...