Kontrolli i reklamave/ Nga kunati i Lulzim Bashës, te vëllai i Erion Veliajt

E mërkurë, 03 May 2023 09:15

 

Kompania në fjalë quhet Gogël.

Dikush mund të mendojë se bëhet fjalë për diçka të vogël, ashtu si edhe vetë emri.

Por jo, Gogla e Arbër Veliajt është një kompani që rritet me shpejtësi, thuajse në mënyrë progresive me përparimin në politikë të vëllait.

Ky i fundit nuk është as më shumë dhe as më pak, por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një njeri me fuqi të jashtëzakonshme në tregun mediatik.

Veliaj i reklamave është njeriu që me kompaninë e tij menaxhon tregun e publicitetit në faqet online, duke u ‘kujdesur’ kështu për aspektin më të rëndësishëm të kontrollit mediatik në emër të vëllait.

Kompanitë e mëdha, por edhe oligarkët e vendit ia kanë kaluar ‘goglës’ së vëllait të Veliajt shumicën e reklamave të tregut online, që jo vetëm po rritet me shpejtësi, por në kushtet e sotme ka një rëndësi shumë të madhe.

Nuk janë të pakta kompanitë që shprehen se e dinë që portale si Syri.net, që sipas të gjithë vlerësuesve, monitoruesve dhe indikatorëve ndërkombëtarë, rezulton faqja e parë në vend, por ngrenë duart lart duke thënë se reklamat i shpërndan Arbër Veliaj dhe ai vendos se çfarë duhet të bëjë.

Kjo mënyrë e të ‘larit të duarve’ të kujton rastin e kunatit të Lulzim Bashës, kur ky i fundit ishte shef i opozitës.

Edhe Landmark-u i Erion Isufit kishte një fuqi mbresëlënëse si Gogla e Veliajt. Edhe ai menaxhonte reklamat e oligarkëve dhe kompanive të mëdha, si një mënyrë e përzgjedhur nga pushteti për t’i mbyllur gojën Bashës.

Të gjithë e dinë se në historinë e postkomunizmit në Shqipëri, nuk ka pasur periudhë kur media dhe pushteti janë kontrolluar me dorë kaq të hekurt.

Fakti më i dukshëm është te tregu i reklamave, që në çdo vend normal ka një rëndësi jetike për mediat.

Goglat e pushtetit janë treguesi më i dukshëm i kësaj situate skandaloze, por edhe të frikshme për demokracinë dhe lirinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...