Berisha: Rama po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare e të boshatisur

E Enjte, 04 May 2023 22:51

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Berisha thotë se fushata e PD-së që ai drejton është më e zjarrta që ai ka bërë që nga viti 1992, pasi sipas tij po dalin në mbështetje qytetarë me vullnetin e tyre të lirë.

 
 
 

Blendi Fevziu: Duket një fushatë e tëra shumë komike.

 
 

Sali Berisha: Ajo që mund të them është se vështrimi juaj është i gabuar. Një fushatë në njërin krah, më e zjarrta që unë kam pasur që nga 1992 deri më sot.  

 

Blendi Fevziu: Më duket se i ke harruar fushatat e para.

Sali Berisha: Absolutisht më e zjarrta. Fushata që shihni ka një bazë njerëzish që kanë ardhur në bazë vullneti dhe në asnjë lloj detyrimi tjetër. Një fushatë e cila ka një zjarr të brendshëm, e cila quhet frymë, por është absolutisht përcaktuese për fitoren, është fitore. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare të boshatisur, por të bazuar në truke komunikimi, Edi Rama. Unë kam fakte për këto që them. Ai ka strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë përballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve jo vetëm programet tona, por edhe të gjithë jetën tonë politike, por nuk vjen dot ai këtu sepse këtu i del baxhanaku me 110 tendera, i dalin sarajet e Surrelit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...