'Rama e urren Dibrën'/ Berisha sulmon ‘Belinda Luksin’: Nënat dhe vajzat shqiptare do ju ndëshkojnë me votë

Premte, 05 May 2023 12:24

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha kishte një mesazh nga Dibra për të gjithë gratë dhe vajzat shqiptare.

“Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë.

 

Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë.

 

Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë.

Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën.

Dibra do ketë me Ismail Ukën ndryshimin më të madh. Ju garantoj se Ismail Uka do bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.

Edi Rama do largohet me ceremoni. Nga njëra anë e pret zemërimi i madh i kombit shqiptar. Nga ana tjetër e pret tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, në bankën e akuzës.

Dy fjalë për të deleguarën e tij, atë që u thotë shoqeve, më thërrisni Belinda Luksi. Kur ajo investoi në zyrën e saj 220 mijë dollarë, i tha një vajzë aty si e bëre këtë investim kaq të madh. I tha se kështu më pëlqen mua luksi.

U ndala për të thënë dy fjalë për nënat, vajzat, motrat dibrane. Këtë fushatë Rama e bazon në mashtrimin e vajzave dhe nënave. I them se njeri më mizogjen se ti nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave ekonomike, sociale, familjare që sjell skamja e nënave, motrave dhe vajzave shqiptare.

Ndaj dhe ti, më 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh mallkimin e tyre me gjithë shpirt. Dhe nëse ka njeri që e meriton, je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare, varfërinë, mjerimin, largimin.

E përfundoj me thirrjen time: më 14 votoni për Dibrën, votoni për të shkuarën e saj, për traditën tuaj të madhe, votoni për të sotmen tuaj, për të ardhmen e Dibrës.

Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë. Dibra është në duart tuaja!” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...