Berisha: Dyshja e hajdutëve Rama-Balluku zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve

Diel, 07 May 2023 13:12

Berisha akuzoi dyshen Rama-Balluku se zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve të tyre

 

“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj. Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, ua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre. Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.

 

Mes të tjerash Berisha sfidoi Ramën, duke pohuar se nga vendi i tij i origjinës, Mbreshtani, kanë një shprehje ‘gusht dhe gunë’, ndërkohë që ish-kryeministri ironizoi duke shtuar se ato do i thotë; gusht e vija, duke nënkuptuar largimin nga pushteti të kryesocialistit.

 

“E ftoj të dalë këtu me doktor Zijain, të shkojë në Velabisht, në Otllak, në Sinjë, të tregojë se çfarë ka bërë për ta. braktisje, braktisje, dhe vetëm braktisje. Vota juaj për doktor Zijain, do të jetë votë për veten tuaj. Ai do të bëjë gjithçka për t’ju ofruar juve shërbime më të mira. Zija Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave vendore. Programi ynë i taksave të ulëta mbetet synim. Duhet t’i japim fund kësaj, të fitojmë ndryshimin, ai është në dorën tuaj. Ça ka pësuar ky rreth? Janë shtruar këto kalldrëme? Është përfunduar rruga Berat-Lushnjë, që ishte në përfundim. Po të tjerat? Deklaruan se nuk merren me boshtin e jugut. Fundi fundit unë thashë, le ta ndërtojnë. Por sa km kanë ecur për atë rrugë? Zero! Po Berati ka potenciale të jashtëzakonshme, prodhimet më cilësore. Plantacionet e pemëve në Berat kanë frutat më cilësore. Priten, s’ka kush i vjel. Është shkatërruar çdo gjë. Kosova subvencionon 400 euro për hektarë të grurit dhe 1000 euro për hektarë të serave. Kurse këta japin 43 euro. A ka braktisje më të madhe? Unë ju garantoj ju, se këto vërtetë janë zgjedhje lokale, pas fitores, se ja thashë dje në Kukës, se jam poshtë fshatit të tij, në Shpirag…

Ai e mohon se është nga Mbreshtani. Aty i thonë; gusht dhe gunë, se është zonë barinjsh, zonë kullotash, edhe unë i them se pushteti yt është; gusht dhe vija. Këto janë zgjedhje për të ndaluar shpopullimin e vendit. pse u ngjitëm në vitin 2013 me rrogat më të larta në rajon. E bëmë këtë se Shqipëria është vendi më i pasur i rajonit. Shqiptarët e meritojnë që të jenë në krye të rrogave. I garantoj ata se do të jetë gara jonë, rrogat më të larta në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Shumë kanë ikur, dhe të gjithë ata janë një detyrim madhor, dhe i bëjmë thirrje që të vijnë, të votojnë ndryshimin më 14 maj.”, tha Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 09 May 2023 08:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...